Çmimet e Qerave Ditore ne Sarandë, Vlorë dhe Durrës 2025

Çmimet reale te tregut per tre qytetet kryesore bregdetare shqiptare. Çmimi mesatar, piku i sezonit dhe sa mund te fitoni realisht ne 2025.

Pse çmimet e gabuara ju kushtojnë me shume se mendoni

Shumica e pronarëve shqiptarë vendosin çmimin ne nje nga dy mënyrat:

Shikojnë çmimin e fqinjit dhe vendosin te njëjtin.

Ose vendosin nje çmim qe "duket mirë" dhe e lënë aty.

Te dyja metodat janë te gabuara.

Çmimi i gabuar, madje dhe pak euro lart ose poshtë, ndikon drejtpërdrejt ne dy metrikat kryesore: zënia dhe çmimi mesatar per natë (ADR). Dhe kombinimet e tyre ndikojnë te ardhurat totale vjetore me dhjetra perqind.

Kjo guidë ju jep te dhënat reale te tregut per 2025, me numra te verifikuar nga rezervimet aktuale.


Sarandë 2025: te dhënat e tregut

Sarandë eshte tregu me i shtrenjte dhe me i kerkuar bregdetar shqiptar. Eshte edhe tregu me i ri ne rritje, ekspozimi nderkombëtar (Airbnb) eshte dukshëm me i lartë se qytetet e tjera.

Çmimet mesatare sipas tipit te pronës

Studio (1 dhomë gjumi):

  • Sezon i ulët (janar-prill, nëntor-dhjetor): 25-35 euro/natë
  • Sezon i mesëm (maj, tetor): 50-70 euro/natë
  • Sezon i lartë (qershor-shtator): 90-140 euro/natë
  • Piku (korrik 15 - gusht 20): 130-180 euro/natë

Apartament 2+1:

  • Sezon i ulët: 40-55 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 80-110 euro/natë
  • Sezon i lartë: 140-200 euro/natë
  • Piku: 190-280 euro/natë

Vila private (3-4 dhoma gjumi):

  • Sezon i ulët: 80-120 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 180-250 euro/natë
  • Sezon i lartë: 320-500 euro/natë
  • Piku: 500-800+ euro/natë

Zënia mesatare

Pronarët me listingje te optimizuara ne Sarandë:

  • Sezon i lartë (qershor-shtator): 85-92% zënie
  • Sezon i mesëm (maj, tetor): 45-60% zënie
  • Sezon i ulët: 10-25% zënie

Te ardhura vjetore te mundshme (apartament 2+1, menaxhim i mirë):

  • Konservative: 16,000-20,000 euro
  • Optimale: 22,000-30,000 euro

Vlorë 2025: te dhënat e tregut

Vlora eshte midis Durrësit dhe Sarandës ne çmim dhe popullaritet. Ka nje audience te diversifikuar: turistë shqiptarë dhe ballkanas, por gjithnjë e me shume nderkombetar.

Çmimet mesatare sipas tipit

Studio:

  • Sezon i ulët: 20-30 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 40-55 euro/natë
  • Sezon i lartë: 70-100 euro/natë
  • Piku: 95-130 euro/natë

Apartament 2+1:

  • Sezon i ulët: 35-50 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 65-90 euro/natë
  • Sezon i lartë: 110-155 euro/natë
  • Piku: 150-200 euro/natë

Vila bregdetare (3 dhoma):

  • Sezon i lartë: 200-380 euro/natë
  • Piku: 350-550 euro/natë

Karakteristika specifike te tregut Vlorë

Vlora ka nje faktor te rëndësishëm: Radhima dhe Orikumi jane segmente premium te saj. Prona ne Radhime mund te komandoje çmime 30-50% me te larta se apartamente ekuivalente ne bulevardin e Vlorës.

Zënia mesatare ne Vlorë eshte pak me e ulët se Sarandë: 70-82% ne sezon te lartë per listimet me te mira.


Durrës 2025: te dhënat e tregut

Durrësi ka karakteristika unike: eshte afër Tiranës (40 minuta), çka krijon nje segment te veçantë, familje tiranase per fundjavë te shkurtra. Por gjithashtu ka nje bregdet te gjatë me ndërtim te dendur.

Çmimet mesatare sipas tipit

Studio ne bregdet:

  • Sezon i ulët: 15-22 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 35-50 euro/natë
  • Sezon i lartë: 60-80 euro/natë
  • Piku: 75-100 euro/natë

Apartament 2+1 ne bregdet:

  • Sezon i ulët: 25-40 euro/natë
  • Sezon i mesëm: 55-80 euro/natë
  • Sezon i lartë: 90-130 euro/natë
  • Piku: 120-160 euro/natë

Durrës, faktor i rëndësishëm: Proximity ndaj portit dhe Tiranës rrit ndjeshëm mysafirët biznesi (udhëtarë me punë dhe transit). Kjo eshte segment i neglizhuar nga shumica e pronarëve, mysafirë biznesi paguajnë çmim normal madje ne janar-shkurt.


Bonuse çmimi qe shumica e pronarëve i humbasin

Bonus 1: Korporat dhe gjysmë-sezon

Gusht eshte kur çdo pronë ne Shqipëri eshte e rezervuar. Mund te vendosni çmim çfarë doni.

Por maj dhe shtator janë muaj ku pronarët mund te bëjnë dallimin e madh. Këto muaj janë "te ëmbël" per turistet nderkombetar (klima me e mirë, çmim me i ulët, grumbullime me pak). Segmenti europian preferuan maj dhe shtator.

Pronarët qe venddosin çmime agresive dhe listingje te optimizuara ne maj dhe shtator mbushin kalendarin kurse fqinjët me çmim "verë" te njejtë janë boshe.

Bonus 2: Fundjavët e gjatë dhe festat shqiptare

Keta jane datat ku mund te hidhni çmimin 40-60% lart pa asnjë problem:

  • Paske (fundjavë e gjatë)
  • 1-5 Maj (punëtorëve)
  • 28-30 Nëntor (Dita e Flamurit dhe Pavarësia)
  • 1-10 Janar (pushimet dimërore)
  • Bajrami (varet viti)

Per keto periudha, ngrini çmimin dhe vendosni minimum stay 2-3 netë.

Bonus 3: Evente specifike

Nëse keni pronë afër Tiranës (ose Beratit, Gjirokastrës, Sarandës) gjatë eventeve kulturore ose festivaleve, çmimi mund te trefishohet. Çdo pronë rreth Gjirokastrës gjatë Festivalit Folklorik (çdo 5 vjet, por ka evente te vogla vjetore) mund te ngrejë çmimin 100-150%.


Si e vendosni çmimin fillestar nëse jeni te ri

Nëse sapo keni hapur listingun, mos filloni me çmim te lartë.

Faza 1 (muaji 1-3): Çmim 10-15% nën mesataren e tregut Qëllimi eshte te mblidhni 5-10 komente pozitive. Një listing pa komente, madje dhe me çmim të ulët, ka vënie mesatare 35-45%. Komente e para janë investim.

Faza 2 (pas 10 komenteve): Çmim i tregut ose pak sipër Tani keni provë sociale. Çmimin mund ta ngribi gradualisht (5-10% ne muaj) deri sa te gjeni ekuilibrin ku zënia eshte 75-85% ne sezon.

Faza 3 (pas Superhost / 9.0+ Booking): Çmim premium Me badge te besnikërisë, mund te komandoni 15-25% prime mbi mesataren. Mysafirët e verifikojnë dhe pranojnë.


Hapi tjetër

Çmimet e sezonit janë baza. Por rritja e vërtetë vjen nga çmimi dinamik, ndryshimi automatik sipas kerkesës, konkurrencës dhe disponibiliteti. Lexoni Dynamic Pricing per Pronarët Shqiptarë: Si Funksionon Vertet.

Dhe per te gjithë kontekstin e optimizimit, lexoni guidën tonë master per qeratë ditore ne Shqipëri.

Gati të filloni?

Konsultim falas. Përgjigjemi brenda 2 orëve.